Shkruan Avni Selmani
Pas një pauze në muzikë, Ismet Bogujevci i rikthehet fuqishëm skenës me projektin “Dritë e Perëndisë”, një realizim që shënoi një hap të rëndësishëm në krijimtarinë e tij. Projekti u punua me disa nga kompozitorët më të njohur shqiptarë si Edmond Zhulali, Shpëtim Saraçi, Riza Dolaku, Valton Beqiri dhe Ylber Asllanaj, me tekste nga Jorgo Papingji dhe Hivzi Krasniqi.
Regjistrimet u realizuan në studion e Ylber Asllanajt, duke përmbledhur në çdo këngë përkushtimin dhe emocionin që e kanë shoqëruar karrierën e tij muzikore.
Ky projekt shënoi kthimin e Ismet Bogujevcit në skenën muzikore me këngë që përcjellin ndjenjë, përmbajtje dhe një stil që e dallon prej të tjerëve. “Dritë e Perëndisë” mbetet një nga punët më të arrira të tij, që dëshmon për seriozitetin dhe dashurinë e vërtetë për muzikën shqipe.
Fotografitë për këtë projekt u realizuan në studion e fotografit Avni Selmani, ndërsa spoti muzikor u xhirua nga produksioni “Rrota” nën regjinë e Blerim Gjocit.
Projekti muzikor “Dritë e Perëndisë”

Photo by Avni Selmani
