“Albania Next Top Model” (Reality TV Show, realizuar nga AA Film Company) 2010

shkruan Avni Selmani

Projekti televiziv “Albania Next Top Model”, një reality show i prodhuar nga AA Film Company, që solli për herë të parë në ekranin shqiptar një format ndërkombëtar kushtuar industrisë së modës. Programi kishte për qëllim zbulimin dhe promovimin e modeleve të reja përmes garës, sfidave kreative dhe fotosesioneve profesionale.

Moderatore e emisionit ishte Aurela Hoxha, ndërsa regjia u nënshkrua nga Andeta Radi dhe Ardit Roshi. Pjesa e xhirimeve dhe drejtimi i ndriçimit u realizuan nga regjisori Erion Bubullima, i cili solli një estetikë të veçantë vizuale që e përforcoi identitetin modern të produksionit. Trajnimin profesional të pjesëmarrëseve në ecjen në pasarelë (Catwalk) e udhëhoqi Matilda Vlash, e cila kishte rolin e Catwalk Trainer të programit.

Në kuadër të projektit u realizuan dy sete të veçanta fotografike, njëri në Shpellën e Gadimes, me ambientin e saj natyror të ndriçuar nga kristalet e gurta, dhe tjetri në podrumin e vjetër të Rahovecit, që ofronte një atmosferë autentike dhe të ngrohtë. Këto dy hapësira sollën një kontrast të bukur mes natyrës dhe traditës, duke i dhënë projektit një dimension artistik unik.

Në garë morën pjesë: Marianthi Koçi, Enkelejda Dukaj, Odeta Çuedari, Franceska Jocaj (e skualifikuar), Florinda Marashi (e skualifikuar), Alsona Ivani (u tërhoq), Ksela Lara, Eralda Hoxhaj, Esterina Tafili, Stela Cara, Valbona Shahini, Jehona Krasniqi (u tërhoq), Adela Veizi, Nina Zeneli, Sonia Mulaj, Edna Cane, Keidi Jashari, Lorena Skana, Erkida Hunci dhe Ergi Ceka.

Fotografitë zyrtare të pjesëmarrëseve dhe të prapaskenave janë realizuar nga fotografi Avni Selmani.

“Albania Next Top Model” u transmetua në televizionet shqiptare dhe u vlerësua për risinë që solli në fushën e prodhimeve televizive dhe në afirmimin e profesionit të modeles. Projekti mbetet një nga përpjekjet më të plota për të ndërtuar një hapësirë serioze për modën dhe artin vizual në ekranet shqiptare.

Seti fotografik në Shpellën e Gadimes

Lini një koment