Ryva Kajtazi, projekti “Hipnotizon”

Shkruan Avni Selmani

Këngëtarja dhe aktorja Ryva Kajtazi publikoi projektin diskografik “Hipnotizon”, një album që shënoi një fazë të re në karrierën e saj artistike, duke kombinuar ndjeshmërinë e muzikës pop me elegancën që e karakterizon.

Për këtë projekt u përzgjodhën nëntë krijime muzikore, të cilat u lansuan nga labeli muzikor “Albanota”, në bashkëpunim me produksionin “Arboni” nga Gjilani. Albumi përmban këngë si “Hipnotizon”, “Në mendjen time”, “Barnatorja”, “Më pizhama e tua” dhe “Ma thuaj”, të cilat sollën një përzierje moderne të pop-it dhe ritmeve urbane shqiptare.

Në këtë projekt bashkëpunuan disa emra të njohur të muzikës, si Blero, Čekic, A. Baraku, F. Boshnjaku, F. Mumajesi dhe Cipsi, duke kontribuar në kompozimin, orkestrimin dhe tekstet e këngëve.

Fotografitë e albumit janë realizuar në studion e fotografit Avni Selmani.

Ryva Kajtazi
Photo by Avni Selmani

Lini një koment