Teatri Kombëtar, shfaqja “Rock’n Roll”

Shkruan Avni Selmani

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, shfaqja “Rock’n Roll” sjell një energji që ndjehet në çdo skenë. Nën regjinë e Dino Mustafiq, teksti i dramaturgut britanik Tom Stoppard merr një dimension të ri, sepse përfshin rrëfime personale të aktorëve kosovarë, përjetime nga lufta dhe ndjenja që ende mbeten të pathëna.

Në skenë interpretojnë Kushtrim Hoxha, Mentor Zymberaj, Gresa Pallaska, Ilire Çelaj, Armend Ismajli, Edona Reshitaj, Adrian Morina, Besnik Krapi, Fisnik Zeqiri, Rebeka Qena, Semira Latifi dhe Fisnik Sykaj. Muzika origjinale e Trimor Dhomit dhe interpretimi live i bendit “Jericho” i japin shfaqjes ritëm, forcë dhe një frymë që e lidh emocionin me realitetin.

Regjia e Dino Mustafić solli një qasje profesionale dhe të qëndrueshme, që tregon nivelin e ambicies së produksionit. Kritika për shfaqjen ka qenë shumë e mirë dhe ajo konsiderohet si një prej shfaqjeve më të realizuara që kemi pasur. Loja e aktorëve ishte e saktë dhe e kontrolluar, ndërsa mënyra se si Dino e ka ndërtuar dhe paraqitur veprën në skenë është vlerësuar si e qartë, e drejtë dhe pa teprime. “Rock’n Roll” u prit si një produksion i punuar me seriozitet dhe me standard profesional të lartë.

Për shfaqjen “Rock’n Roll” në Teatrin Kombëtar, skenografia është punuar nga Dragutin Broz. Kostumet janë realizuar nga Vesa Kraja. Muzika dhe adaptimi muzikor janë bërë nga Trimor Dhomi. Ky ekip teknik ka kontribuar që shfaqja të paraqitet qartë dhe në mënyrë profesionale në skenë, duke mbështetur qasjen regjisoriale të Dino Mustafić.

Fotografitë zyrtare dhe dokumentimi vizual i ngjarjes u realizuan nga fotografi Avni Selmani

.

Lini një koment