Teatri Dodona, shfaqja: “Oh, Carmela…!”

Shkruan Avni Selmani

Shfaqja “Oh, Carmela…!”, me tekst të dramaturgut spanjoll Jose Sanchis Sinisterra dhe regji të Ekrem Sopit, u realizua në Teatrin “Dodona”
Ngjarja flet për dy artistë të varietesë, që në kohë lufte rrëmbehen nga forcat serbe dhe detyrohen të japin një shfaqje para viktimave që do të pushkatohen. Brenda kësaj tragjikomedie, e cila përzien humorin me dhimbjen, shfaqet absurditeti i luftës dhe dilema morale e artistit përballë dhunës dhe humbjes.

Kënga “Oh, Carmela” – simbol i rezistencës republikane spanjolle, shndërrohet në metaforë të lirisë së mohuar dhe të artit që mbijeton edhe në rrethana tragjike.
Koncepti regjisorial i Ekrem Sopit e solli veprën si një reflektim për terrorin e së kaluarës dhe për realitetin e sotëm të artistëve, që ende përballen me robërinë shpirtërore e sociale.

Në role interpretojnë Florentina Ademi (Carmela), Besim Ajeti (Paulino) dhe Doresa Rexha (Gustaveta).
Shfaqja ndërthur komedinë, tragjedinë dhe elementet e cirkut, duke sjellë një performancë të fuqishme përmes lojës aktoriale dhe mesazhit shoqëror.

Ekipi krijues:

  • Regjia: Ekrem Sopi
  • Skenografia & kostumografia: Gresa Zajmi
  • Muzika: Memli Kelmendi
  • Koreografia: Doresa Rexha
  • Ndriçimi: Skender Latifi
  • Punëtorët e skenës: Bedri Maloku, Fadil Bekteshi, Albert Gashi
  • Fotografia: Avni Selmani
  • Dizajni: Festim Matoshi

Shfaqja u vlerësua për mënyrën se si përmes artit trajtoi plagët e luftës, absurditetin njerëzor dhe qëndrueshmërinë e artistit përballë realitetit.

Photo by Avni Selmani

Lini një koment