Shruan Avni Selmani
Këngëtari Meda publikoi projektin muzikor “Llokum”. KëngëT, e realizuara në stilin e tij karakteristik mes ritmeve popullore dhe moderne, u prit me shumë pëlqim nga publiku dhe u transmetua gjerësisht në platformat muzikore dhe televizive në Kosovë, Shqipëri e diasporë.
Projekti u realizua nga Produksioni EmraCom, me tekst dhe muzikë nga Miti Geci, ndërsa orkestrimin e punoi Wirusi (Nexhat Mujovi). Kënga u shoqërua edhe me një videoklip që e forcoi më tej popullaritetin e saj, falë energjisë dhe stilit të veçantë që Meda solli në interpretim.
“Llokum” është një këngë që përmban motive të dashurisë dhe emocione të drejtpërdrejta, duke e kthyer në një prej hiteve të verës së vitit 2013 dhe një nga projektet më të njohura të Medës gjatë asaj dekade.
Fotografitë e projektit u realizuan në studion e fotografit Avni Selmani.

Photo by Avni Selmani

Photo by Avni Selmani

Photo by Avni Selmani

Photo by Avni Selmani

Photo by Avni Selmani

Photo by Avni Selmani

Photo by Avni Selmani
