“Eurovision Song Contest” 2014 – Përfaqësuese: Hersi Matmuja

Shkruan Avni Selmani

Shqipërinë në “Eurovision Song Contest”, të mbajtur në Kopenhagë, e përfaqësoi këngëtarja Hersi Matmuja me këngën “Zemërimi i një nate” ( “One Night’s Anger”), fituese e Festivalit të 52-të të Këngës në RTSH.

Kënga është krijim i Genti Lako (muzikë) dhe Jorgo Papingji (tekst), ndërsa orkestrimi u realizua po ashtu nga Genti Lako.

Kjo këngë solli një frymë të re për Shqipërinë në Eurovision, me një baladë që bashkonte ndjeshmërinë klasike me interpretimin modern, duke u vlerësuar për vokalin e pastër dhe prezencën skenike të artistes.

Kostumet dhe stili u përgatitën nga Blerina Kllokoqi Rugova, ndërsa grimi dhe make-up nga Besa Muça.

Fotografitë zyrtare dhe setet promocionale të realizuara për këtë projekt mbajnë autorësinë e fotografit Avni Selmani.

Lini një koment