Projekti i Himnit të Nënë Terezës

Shkruan Avni Selmani

Projekti i Himnit të Nënë Terezës, një nismë e gazetares dhe skenaristes Dijana Toska, e cila ideoi dhe udhëhoqi këtë projekt me përkushtim të veçantë si një akt mirënjohjeje ndaj figurës së shenjtores shqiptare. Me ndjeshmërinë e saj njerëzore dhe shpirtin e thellë artistik, Toska arriti të bashkojë emra të njohur të artit shqiptar në një krijim që i flet shpirtit përmes dashurisë dhe humanizmit që mishëronte Nënë Tereza.

Kënga me titull “Lamtumirë”, e kompozuar nga Genc Tukiqi dhe e interpretuar me ndjenjë të thellë nga Inva Mula, përçon mesazhin e dashurisë, përulësisë dhe mirënjohjes ndaj jetës dhe veprës së Nënë Terezës. Projekti u mirëprit si një ndërthurje e ndjeshme mes muzikës, artit dhe frymës humane që ajo përfaqësonte.

Në shtator të vitit 2016, ky himn u promovua në Vatikan, në kuadër të shenjtërimit të Nënë Terezës, në një koncert madhështor të organizuar në Bazilikën Papale të San Paolos në Selinë e Shenjtë. Ngjarja bashkoi artistë të njohur shqiptarë që sollën një përjetim të rrallë artistik përballë një audience ndërkombëtare.
Në mesin e tyre, përveç Inva Mulës, e cila interpretoi himnin e Nënë Terezës, ishin edhe Rita Ora, Shkëlzen Doli, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, që performuan në nderim të shenjtores shqiptare.
Prania e tyre i dha koncertit një karakter të gjerë përfaqësues të artit shqiptar në arenën botërore.

Interpretim: Inva Mula
Autor: Genc Tukiqi
Ideatore dhe iniciatore: Dijana Toska
Fotografitë promovuese dhe setet artistike të projektit u realizuan nga fotografi Avni Selmani.

Lini një koment