Shkruan Avni Selmani
Teatri Kombëtar i Kosovës solli premierën e shfaqjes “Grafitët”, me tekst nga Mehmet Kraja dhe regji nga Fadil Hysaj.
Në Prishtinën e pasluftës, entuziazmi i ardhjes së lirisë ngulfatet shpejt nga zhgënjimi dhe frika që sjellin profiterë e matrapazë të luftës dhe politikës. Përmes fjalës së fuqishme dhe situatave që pasqyrojnë realitetin e ashpër shoqëror, autori shtron pyetje të thella për drejtësinë, moralin dhe përgjegjësinë njerëzore në një kohë kur idealet veniten përballë interesit. E keqja është se kjo po vazhdon ende…
Në role interpretojnë:
Çun Lajçi, Bislim Muçaj, Sheqerie Buçaj, Drita Krasniqi, Ylber Bardhi, Armend Smajli, Armend Baloku, Shpejtim Kastrati dhe Adhurim Demi.
Shfaqja u realizua me ndjeshmëri të veçantë artistike, duke përfshirë një gjuhë skenike të drejtpërdrejtë që ndërthur dramën me simbolikën vizuale të grafitit si zë i shoqërisë që kërkon të dëgjohet.
Teksti: Mehmet Kraja
Regjia: Fadil Hysaj
Producent: Teatri Kombëtar i Kosovës
Fotografitë e shfaqjes janë realizuar nga Avni Selmani.
Shfaqja “Grafitët”

Photo by Avni Selmani

Photo by Avni Selmani

Photo by Avni Selmani

Photo by Avni Selmani

Photo by Avni Selmani

Photo by Avni Selmani


Photo by Avni Selmani

Photo by Avni Selmani


Photo by Avni Selmani

Photo by Avni Selmani
