Ky seksion përmbledh një pjesë të gjatë të rrugëtimit artistik të Avni Selmanit përmes fotografisë. Në të janë të përfshira aktivitete dhe bashkëpunime me institucione kulturore, ngjarje të modës, festivale filmi dhe projekte të shumta artistike e komerciale në Kosovë dhe jashtë saj.
Fotografia, për Avniun, nuk është vetëm profesion, por një mënyrë për ta dokumentuar jetën kulturore dhe për ta ndarë emocionin e artit me publikun. Këtu gjenden momente që përfaqësojnë punën e tij ndër vite, pjesëmarrjet në ngjarje të rëndësishme, si dhe bashkëpunimet me artistë, aktorë, këngëtarë dhe institucione që kanë lënë gjurmë në kulturën shqiptare, përfshirë edhe fotografitë teatrore nga shumë shfaqje të realizuara në skenat e teatrove të Kosovës dhe rajonit.
