Shkruan Avni Selmani
Te ishim nje vend me nje klase politike sadopak normale, nuk duhej te kishim ardhur deri te keto zgjedhje. Ato erdhen si pasoje e faktit se politika nuk arriti t’i zgjidhe problemet brenda institucioneve. U harxhuan para publike, u humb kohe dhe energji, ndersa vendi mbeti ne vend.Si do qe te jete, zgjedhjet ndodhen. Tani, nga mengjesi deri ne mbremje, po degjojme vetem nje pyetje: kush fitoi dhe kush humbi?Neper studio televizive po vazhdon i njejti avaz. Disa numerojne mandatet, disa perqindjet, disa merren me koalicionet. Secili mundohet ta shpalle veten fitues dhe tjetrin humbes. Por sa me shume qe i degjoj keto debate, aq me shume bindem se pyetja kryesore po lihet anash.Kush humbi vertet?Te them te drejten, une nuk po shoh asnje parti humbese. Dikush mori me shume vota, dikush me pak, por te gjithe mbeten ne loje. Dikush merr pushtet, dikush opoziten, por te gjithe vazhdojne te financohen nga shteti.Ndersa qytetari mbetet humbesi me i madh i ketyre zgjedhjeve.Ai paguan zgjedhjet. Ai paguan partite. Ai paguan institucionet. Ai paguan krizat politike. Dhe pasi mbaron gjithcka, zgjohet perseri me te njejtat halle qe kishte para zgjedhjeve.Ajo qe me ben me shume pershtypje eshte se pikerisht ne ditet kur po numeroheshin fituesit dhe humbesit, International Trade Administration e Departamentit Amerikan te Tregtise publikoi raportin me te ri per pasurite minerare te Kosoves. Nje raport qe rikujtoi edhe nje here potencialin e madh ekonomik qe ka ky vend, nga rezervat e medha te linjitit deri te mineralet dhe burime te tjera natyrore me vlere te konsiderueshme ekonomike.Por kush u mor me kete? Pothuajse askush. Sepse pasurite e vendit nuk sjellin aq debat sa sjell pushteti.Neper studio nuk degjuam debate se si mund t’i shfrytezojme keto pasuri. Nuk degjuam si mund te rrisim prodhimin vendor. Nuk degjuam si mund te hapim vende pune. Nuk degjuam si mund ta ulim varesine nga importi. Nuk degjuam si mund te ndertojme nje ekonomi me te forte.Perseri tema ishte kush fitoi, kush humbi dhe kush me kend do te beje koalicion.Sikur problemi me i madh i ketij vendi te ishin karriget dhe jo ekonomia.Nderkohe askush nuk po jep pergjigje pse Kosova vazhdon te importoje shumicen e produkteve bazike qe konsumon. Askush nuk po flet per faktin se rreth 85 per qind e mjeteve qe qarkullojne ne treg perfundojne jashte vendit permes importit. Askush nuk po jep pergjigje pse pasurite natyrore vazhdojne te rrine aty ku kane qene prej vitesh. Askush nuk po jep pergjigje pse te rinjte po vazhdojne te ikin. Askush nuk po jep pergjigje pse nje vend me kaq shume pasuri dhe potencial vazhdon te perballet me kaq shume veshtiresi ekonomike.Dhe kjo eshte ajo qe te habit me se shumti. Flasim pa fund per mandatet, por flasim shume pak per ekonomine. Debatojme per koalicionet, por jo per prodhimin. Merremi me emra politikanesh, por jo me pasurite qe ka vendi. Nje vend qe ka linjit, minerale, toke bujqesore dhe potencial energjetik nuk do te duhej te varej kaq shume nga importi. Nuk do te duhej te shikonte cdo vit mijera te rinj duke u larguar. Nuk do te duhej te mbetej peng i te njejtave probleme pas cdo pale zgjedhjesh. Sepse zhvillimi i nje vendi nuk matet me numrin e mandateve qe fiton nje parti, por me numrin e vendeve te punes qe krijohen, me prodhimin qe rritet, me investimet qe terhiqen dhe me shpresen qe qytetaret kane per te ardhmen e tyre.Kjo eshte humbja e vertete: jo humbja e nje partie, jo humbja e nje lideri, jo humbja e nje koalicioni.Humbja e vertete eshte se edhe pas kaq vitesh, ne ende merremi me ndarjen e pushtetit me shume sesa me zhvillimin e vendit.Prandaj, nese dikush me pyet kush fitoi dhe kush humbi ne keto zgjedhje, pergjigjja ime eshte e thjeshte:Partite mund te kene fituar ose humbur vota.Por qytetari humbi edhe nje here kohen, parate dhe shpresen se me ne fund politika do te merrej me problemet reale te ketij vendi.Dhe derisa te vazhdojme te merremi me shume me karriget sesa me ekonomine, fituesit do te ndryshojne pas cdo pale zgjedhjesh, por humbesi do te mbetet gjithmone i njejti, qytetari i Kosoves. A.S
