Uniteti, perçarja dhe hipokrizia e politikes kosovare

Shkruan Avni Selmani

Gjate historise, shqiptaret, ne momente te rendesishme dhe vendimtare per vendin, shpesh nuk kane arritur te krijojne unitet politik dhe nje qendrim te perbashket per çeshtjet kombetare. Perçarjet, rivalitetet politike dhe lufta per pushtet kane qene te pranishme edhe atehere kur bashkepunimi dhe uniteti ishin te domosdoshem. Pasojat e kesaj mungese uniteti i kemi pare ne te kaluaren dhe vazhdojme t’i shohim edhe sot.
Mungesa e unitetit dhe perçarjet politike datojne qe nga periudha e Perandorise Osmane dhe na kane percjelle ne periudha vendimtare te historise shqiptare. Gjate Luftes se Dyte Boterore, shqiptaret u ndane mes Ballit Kombetar dhe komunisteve. Perplasja mes tyre kaloi ne konflikt te armatosur dhe e pamundesoi bashkepunimin politik dhe ushtarak.
Edhe gjate luftes se fundit ne Kosove, mungoi uniteti i plote politik dhe ushtarak. Ekzistonin struktura te ndryshme politike dhe ushtarake. UÇK-ja dhe FARK-u nuk arriten te krijonin nje strukture te perbashket komanduese. Dallimet vazhduan edhe ne jeten politike pas çlirimit.
Dhe pikerisht kjo tregon se nuk kemi mesuar mjaftueshem nga e kaluara. Edhe pas luftes, kur Kosova hyri ne nje faze krejt tjeter politike, interesi partiak vazhdoi te vendosej para interesit te shtetit.
As pas luftes modeli nuk ndryshoi. Nuk pati unitet as per çeshtjet vitale, si Plani i Ahtisaarit, Asociacioni i komunave me shumice serbe, Demarkacioni me Malin e Zi dhe themelimi i Gjykates Speciale. Secila prej tyre e gjeti politiken kosovare te ndare. Ajo qe pushteti e paraqiste si interes apo domosdoshmeri shteterore, opozita e kundershtonte. Ne vend te nje qendrimi te perbashket, keto çeshtje u kthyen ne beteja mes pushtetit dhe opozites.
Dhe bashke me kete ndarje u shfaq edhe hipokrizia politike. Shume vendime te rendesishme kundershtoheshin ashper nga opozita, por kur pushteti ndryshonte dhe opozita e djeshme vinte ne qeveri, ne disa raste ato çeshtje pothuajse nuk diskutoheshin me. Nje hipokrizi e shemtuar politike.
Ky mosunitet ka pasur pasoja dhe nje pjese te tyre po i paguajme sot.
Kosova vazhdon te perballet me dialogun me Serbine, probleme ne politiken e jashtme, sigurine dhe raportet me aleatet. Keto jane çeshtje qe tejkalojne interesin e nje partie dhe mandatin e nje qeverie.
Mungesen e unitetit dhe perçarjen politike po e shohim perseri edhe keto dite, pas vendimit gjyqesor ne Hage. Kur u themelua Gjykata Speciale, politika ishte e ndare, nje pjese e mbeshteti, nje pjese e kundershtoi. Vendimi u mor pa nje konsensus te gjere politik, ndersa sot, pas aktgjykimeve te shkalles se pare, kerkohet perseri unitet.
Dhe sot, kur uniteti na duhet me shume se kurre, Kosova ndodhet ne nje udhekryq gjeopolitik dhe ekonomik. Perballe sfidave ne raport me Serbine, aleatet, sigurine, integrimet evropiane dhe zhvillimin ekonomik, vendit i duhet nje strategji e qarte, e mençur dhe unitet. Megjithate, klasa politike vazhdon te harxhoje energji ne perplasje te brendshme dhe beteja per pushtet.
Partite mund te kene dallime, por ato nuk duhet te behen pengese per interesat e vendit. Kur vendoset per Kosoven, interesi i shtetit duhet te jete mbi interesin partiak. Kete nuk e kemi bere sa duhet dhe pasojat po i paguajme sot.
Dhe sa duhet te prese Kosova per nje klase politike qe vertet di dhe do ta qeverise vendin, duke e vene shtetin para interesave partiake?

Lini një koment