Shkruan Avni Selmani
Ne Kosove eshte krijuar nje menyre e rrezikshme e berjes politike. Per çeshtjet vitale te vendit pothuajse asnjehere nuk arrijme te koordinohemi. Ndahemi dhe kundershtojme njeri-tjetrin me shume per interesa politike sesa per interesin e vendit. Problemet i kemi para syve, por presim derisa te vije demi. Pastaj fillon lufta per fajtorin, ndersa pergjegjesine nuk e merr askush. Nje hipokrizi politike qe Kosova po e paguan shtrenjte.
Kete po e shohim me se miri vitet e fundit, me problemet e vazhdueshme ne formimin e institucioneve. Per çeshtje qe do te duhej te zgjidheshin me marreveshje politike, shkojme perseri ne zgjedhje. Kur nuk arrijme t’i krijojme institucionet, presim se zgjedhjet e reja do te sjellin diçka me mire. Por ndodh e kunderta: kthehemi me te njejtat probleme, vetem me me shume perplasje dhe armiqesi politike. Zgjedhjet perseriten, por problemi qe na çoi ne zgjedhje mbetet. Kriza nuk zgjidhet, vetem shtyhet. Nderkohe, kohe humb Kosova.
Asociacioni eshte nje shembull tjeter. U nenshkrua marreveshja, u moren obligime dhe pastaj filloi lufta politike. Pati protesta, akuza, kundershtime dhe perplasje, ndersa çeshtja vazhdon te mos zbatohet. Marreveshjet nderkombetare nuk jane fontane deshirash: dua ta zbatoj apo nuk dua. Kur shteti merr nje obligim, ai nuk zhduket pse ndryshon pushteti apo qendrimi politik. Prandaj duhej menduar, analizuar dhe koordinuar para se te merrej obligimi. Patriotizmi i vonuar nuk e fshin ate.
Dhe sot kemi Hagen. Pas aktgjykimeve, perseri filloi gara: kush e votoi Specialen, kush e kundershtoi, kush gaboi dhe kush duhet te mbaje pergjegjesi. Specialja u krijua permes ndryshimit kushtetues dhe ligjit te miratuar nga Kuvendi i Kosoves. Sot, kur pasojat jane para nesh, secila pale ka versionin e vet se kush e ka fajin. Para vendimit nuk koordinohemi, ndersa pasi pasoja vjen, lufta behet me shume per gjetjen e fajtorit sesa per demin qe eshte bere. Pastaj kalon koha, problemi harrohet dhe vazhdojme deri te pasoja e radhes.
Pas gjithe kesaj, as qytetari nuk mund te lirohet nga pergjegjesia. Ne vend qe ta ndeshkoje me vote deshtimin dhe papergjegjesine, shpesh voton perseri partine, liderin apo taborrin. Dhe politika qe nuk ndeshkohet per deshtimin, nuk ka arsye te ndryshoje.
Dhe bilanci i ketyre deshtimeve tashme shihet: zhvillim ekonomik i dobet, reforma te vonuara, institucione te bllokuara, investime dhe mundesi zhvillimore te humbura, procese integruese te zvarritura, largim i fuqise punetore dhe te rinjve, mungese vazhdimesie ne politiken e jashtme, dobesim i pozites negociuese, veshtiresim i raporteve me aleatet dhe nje varg problemesh te tjera qe vazhdojne te grumbullohen.
Kjo eshte fatura e moskoordinimit dhe papergjegjesise politike. Pyetja nuk eshte me sa po i kushton Kosoves, por sa gjate mund ta perballoje Kosova kete çmim. AS
