Shkruan Avni Selmani
Pas nje maratone politike qe zgjati gati dy vite, me ne fund kemi Presidenten dhe institucionet. Mire u be, sepse vendi kishte nevoje te dilte nga bllokimi. Por mbeten shume pyetje dhe shume “pse” qe duhen thene.
Pse u humb kaq shume kohe? Pengese ishin parimet apo llogarite per poste dhe pushtet? Kush jep llogari per bllokimin, pasigurine dhe lodhjen e qytetareve?
Ne fund, votat per Presidenten u lidhen me ndryshimet e ligjit per Specialen. Pse nje çeshtje e drejtesise duhej te behej kusht per zgjedhjen e kreut te shtetit? Nese te dyja ishin te domosdoshme, pse nuk u zgjidhen veçmas, pa e kushtezuar njeren me tjetren? Nese ndryshimet ishin te nevojshme, pse duhej te prisnin marreveshjen per Presidencen?
Kompromisi eshte pjese e demokracise. Por ku mbaron kompromisi dhe ku fillon shantazhi politik? Dalja nga bllokimi ishte e domosdoshme, por publiku duhet ta dije çka kerkoi, çka leshoi dhe çka mori secila pale. Çka u tha para marreveshjes dhe çka u pranua ne fund?
Ku mbeten parimet, sidomos te kryeministrit? Kerkohej nje President unifikues dhe jo partiak. A nuk ishte ky parim nje nga arsyet qe nuk arrihej marreveshja dhe shkonim perseri ne zgjedhje? Si pajtohet kjo me pranimin e nje kandidateje me te kaluar te theksuar partiake? Çka ndryshoi ne oret e fundit para se te kalonte afati? A vlejti i njejti kriter edhe per kandidatet e meparshem?
Po ndryshimet per Specialen, mbi çka u mbeshtet vendimi? A u pyeten ekspertet juridike dhe diplomatike per pasojat qe mund t’i sjellin keto ndryshime Kosoves, apo nuk premtoi koha?
A u shqyrtua nese ndryshimi i ligjit mund te ndikoje negativisht ne gjyqin e apelit? A u pyeten ekipet mbrojtese?
Po pjesa tjeter e opozites, pse u krijua pershtypja se pothuajse heshti? Çka kundershtoi dhe çka propozoi? Nuk kishte verejtje, apo nuk deshi te merrte qendrim per nje çeshtje kaq te ndjeshme?
E dhimbshme eshte sa here kemi marreveshje nderkombetare dhe nuk arrijme te kemi unitet e t’i pyesim profesionistet e fushave perkatese. Pse vendimet i marrin politikanet ne krye veti, sikur i dine te gjitha? Nga Asociacioni deri te Gjykata Speciale, a kemi bere shume gabime? Pse zvarritet zbatimi i zotimeve qe i kemi marre persiper? Pse pasojat behen teme debati pasi zotimet jane marre? Pastaj, kur dalin problemet, kerkojme te terhiqemi, sikur zotimi nuk vlen me. Por me marreveshjet nderkombetare nuk ka loje.
Edhe kete here, a u pyeten partneret nderkombetare? A u shqyrtua mundesia reale e zbatimit dhe a iu shpjeguan publikut pengesat? Çka do te bejne institucionet nese rezultati nuk eshte ai qe po premtohet?
A po mbrohen te drejtat e te akuzuarve dhe te denuarve, apo shqetesimi per ta po perdoret edhe per te siguruar vota? A po u thuhet qytetareve çka mund te arrihet realisht, apo emocioni per UÇK-ne po e zevendeson debatin per pasojat?
Çka po u mesojme partive per te ardhmen? Nese bllokimi i institucioneve ia siguron nje partie kerkesat, pse te mos e beje perseri? A po e zgjidhim nje krize, apo po e bejme bllokimin zakon?
Te nje pjese e qytetareve nuk pame shqetesim, por e moren si spektakel politik: “A e pe kryeministrin, ua beri 8 me 2!”, “Ua beri shah-mat!” Ihaaaa! Tifozllek i vertete.
Po shoqeria civile dhe elita intelektuale, sa kerkuan shpjegime dhe llogari para votimit? Pse nuk ua degjuam zerin? Pse te presim qe vendimi te merret e pastaj te flasim per pasojat? Po mediat, sa e shqyrtuan vendimin dhe sa u moren me ate se kush fitoi e kush humbi politikisht? Edhe aty u krijua spektakel i vertete.
Ne fund, çka fitoi Kosova? A u veprua me emocion dhe me ngut per ta kapur afatin, apo per te miren e vendit? Nese premtimet nuk realizohen, a do ta marrin pergjegjesine ata qe vendosen, apo pasojat do t’u mbeten perseri qytetareve? A.S
