Doli nga shtypi libri “Portrete të Skënderbeut Gjatë Shekujve”, i autorit Luan Tashi, botuar në kuadër të shënimit të 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Libri paraqet një përmbledhje të gjerë me portrete, gravura, skica dhe interpretimet artistike të figurës së Skënderbeut përgjatë shumë shekujve. Ai dokumenton mënyrën se si është paraqitur heroi në artin shqiptar dhe europian, duke treguar evoluimin e imazhit të tij në kulturën vizuale.
Vepra shërben si një dokumentim i rëndësishëm historik dhe ikonografik. Materialet janë mbledhur nga muze, koleksione private dhe burime arkivore, duke krijuar një pamje të plotë të pasqyrimit artistik të Skënderbeut ndër vite.
Libri u promovua në kuadër të aktiviteteve jubiliare dhe u shoqërua me një ekspozitë të dedikuar figurës së heroit.
Fotografitë promovuese të librit janë realizuar nga fotografi Avni Selmani.
Teatri Avdush Hasani sjell shfaqjen “Kosovatrans”, një dramë psikologjike me elemente komike, me tekst dhe regji nga Naser Shatrolli. Shfaqja trajton realitetin shoqëror dhe politik të Kosovës pas luftës, duke u fokusuar në tranzicionin e zgjatur dhe pasojat e tij te individi dhe shoqëria.
Ngjarja ndërtohet rreth dy personazheve qendrore, Flamurit dhe Arafatit, të cilët përfaqësojnë dy botëkuptime të ndryshme për luftën, pasluftën dhe realitetin aktual në Kosovë. Flamuri, ish-komandant i luftës, përballet me harresën dhe zhgënjimin shoqëror, ndërsa Arafati, një i ri i rritur në mërgim, kthehet në Kosovë me pikëpamje kritike ndaj miteve dhe narrativave të ndërtuara pas luftës. Përmes dialogut mes tyre, shfaqja hap dilema mbi heroizmin, kujtesën kolektive dhe drejtimin e shoqërisë kosovare.
Në shfaqje luajnë Ismet Azemi dhe Faris Berisha. Ekipi realizues përfshin Ermal Gërdovcin si asistent regjisë, Drinor Zymberin për muzikën, Flutura Dedinjën për kostumografinë, Zeni Ballazhin për skenografinë, Robert Nuhën për koreografinë, Ekrem Xhakën për dekorimin e përgjithshëm, si dhe Albert Gashin dhe Skënder Latifin për ndriçimin.
Shfaqja u realizua nën drejtimin e Agron Gergurit, drejtor i Teatrit “Avdush Hasani”.
Fotografitë promovuese të shfaqjes janë realizuar nga fotografi Avni Selmani.
Ismet Azemi dhe Faris Berisha Photo by Avni SelmaniIsmet Azemi dhe Faris Berisha Photo by Avni SelmaniIsmet Azemi dhe Faris Berisha Photo by Avni SelmaniIsmet Azemi Photo by Avni SelmaniIsmet Azemi, Faris Berisha dhe Agron Gerguri Photo by Avni SelmaniIsmet Azemi, Faris Berisha dhe Agron Gerguri Photo by Avni Selmani
Teatri i Kumanovës solli në skenë shfaqjen “As andej, as këndej” në regji të Kastriot Abdylit, me tekst të Bojan Trifunovskit, Simeon Damevskit dhe Lupço Todorovskit.
Shfaqja pasqyron realitetin e sotëm, ku shumë njerëz, për shkaqe sociale dhe ekonomike, marrin rrugën e migrimit në kërkim të një jete më të mirë. Iliri, i cili është në moshën pesëdhjetë vjeçare, niset drejt Amerikës me shpresën për të filluar gjithçka nga e para. Në aeroportin e Frankfurtit ai takon Bekimin, i cili, pas tetëmbëdhjetë vjetësh në migrim, vendos të kthehet në vendlindje për ta rifilluar jetën, pasi ka përjetuar probleme familjare në Amerikë. Takimi i tyre sjell momente të lehta dhe komike, por edhe tensione dramatike që zbulojnë vështirësinë e zgjedhjes mes largimit dhe kthimit.
Në shfaqje luajnë aktorët Ismail Kasumi, Musa Isufi, Taulant Destani dhe Faton Ibrahimi. Muzika është realizuar nga Baba Bend dhe Funda Ali. Për mbarëvajtjen skenike është kujdesur ispicienti Driton Ramadani, organizimin e ka mbajtur Jakupi Jakupi, ndërsa scenografinë e ka punuar Ardian Kadriu.
Fotografitë e projektit janë realizuar nga fotografi Avni Selmani.
Kastriot Abdyli Photo by Avni SelmanI Kastriot Abdyli Photo by Avni SelmanIIsmail Kasumi – Musa Isufi Photo by Avni SelmanIIsmail Kasumi – Musa Isufi Photo by Avni SelmanIIsmail Kasumi – Musa Isufi Photo by Avni SelmanIIsmail Kasumi – Musa Isufi Photo by Avni SelmanI
Ansambli “Shota” solli në skenë shfaqjen “KUMT” një koreodramë artistike në nderim të figurës historike të Gjergj Kastriotit-Skënderbeu. Nën regjinë dhe koreografinë e artistit të njohur Gjergj Prevazi, kjo vepër skenike ndërthur elemente të valleve tradicionale shqiptare me ndjeshmëri dramatike dhe koncept bashkëkohor artistik.
Koreografia dhe regjia e veprës janë realizuar nga Gjergj Prevazi, ndërsa muzika origjinale mban firmën e Valton Beqirit. Rolin e Skënderbeut e interpreton Besnik Graiçevci, ndërsa roli i Donikës i është besuar Artiola Shalës. Trupa artistike është udhëhequr nga Ylber Asllanaj, ndërsa menaxhimi i përgjithshëm i projektit është realizuar nga Shefqet Gjocaj, drejtor i Ansamblit Kombëtar “Shota”.
“KUMT” u realizua si një homazh për qëndresën dhe frymën e lirisë që Skënderbeu simbolizon, duke i sjellë ato përmes gjuhës së trupit, ritmit dhe simbolikës së valleve popullore shqiptare. Shfaqja u vlerësua për interpretimin kolektiv të trupës së “Shotës” dhe për vizionin regjisorial që i dha trajtë bashkëkohore një figure historike thelbësore për identitetin kombëtar.
Fotografitë promovuese të shfaqjes janë realizuar nga fotografi Avni Selmani.
Ansambli “Shota” Photo by Avni SelmaniAnsambli “Shota” Photo by Avni SelmaniVioleta Kukaj – Ansambli “Shota” Photo by Avni SelmaniIsmet Bogujevci – Ansambli “Shota” Photo by Avni SelmaniAnsambli “Shota” Photo by Avni SelmaniBesnik Grajcevci – Ansambli “Shota” Photo by Avni SelmaniAnsambli “Shota” Ylber Asllanaj Photo by Avni SelmaniAnsambli “Shota” Photo by Avni Selmani
Këngëtari Mentor Mripa lansoi albumin me këngë të vjetra qytetare me titullin “Dua të të Them Një Fjalë”. Albumi përmbledh këngë të njohura të traditës sonë qytetare, të rikthyera me një frymë të re muzikore dhe të punuara me kujdes të veçantë. Ky projekt u realizua në bashkëpunim me një grup artistësh dhe profesionistësh që kontribuuan në secilin hap të tij.
Orkestrimin dhe incizimin e të gjitha këngëve e ka realizuar Hysni Klinaku, i cili ishte edhe pjesë e përzgjedhjes së repertorit. Në album kanë bashkëpunuar gjithashtu Agron Syla, Hekuran Hoxha, Driton Fazliu, Shtypshkronja Iliria, produksionet Ardi dhe Arbonin,Afrim Sekiraqa dhe Florim Haliti, si edhe Agron Rexha si dizajner i albumit.
Fotografitë e projektit janë realizuar nga fotografi Avni Selmani.
Mentor Mripa Photo by Avni SelmanIMentor Mripa Photo by Avni SelmanIMentor Mripa Photo by Avni SelmanI
Këngëtari Artir Gjikokaj publikoi albumin “Live”, i cili përfshin disa nga këngët më të njohura të repertorit të tij të interpretuara në version live. Albumi sjell tituj si “Edhe e Bukur Edhe Tradhtare”, “O Dukat”, “Fukara Pa Dashuri”, “Jam Dehur Me Raki”, “Bini Ju Tupana” dhe të tjera, duke reflektuar stilin e tij të qëndrueshëm muzikor dhe lidhjen me muzikën popullore dhe qytetare.
Fotot për albumin janë realizuar në studion e fotografit Avni Selmani.
Artir Gjikokaj Photo by Avni SelmaniArtir Gjikokaj Photo by Avni SelmaniArtir Gjikokaj Photo by Avni SelmaniArtir Gjikokaj Photo by Avni Selmani
Këngëtari Dritëro Shaqiri lansoi projektin muzikor me titullin Të Dua, një album që përmbledh këngë të punuara me kujdes dhe me një qasje melodike që ruan ndjenjën dhe frymën e muzikës së lehtë shqiptare. Albumi përfshin disa këngë të reja dhe përpunime që përçojnë stilin e tij të njohur, duke e mbështetur çdo krijim me punë profesionale dhe bashkëpunime të mirëfillta.
Në këtë album janë përfshirë këngë të punuara nga disa autorë. Muzika dhe tekstet janë krijuar nga M. Shagiri, T. Nimanaj, K. Nimani, Mr. Ilir Berani, M. Rizani dhe D. Shagiri, në varësi të secilës këngë. Për këngën Nga Prishtina në Janinë është realizuar një duet me Leonora Jakupin. Disa tekste dhe orkestrimet mbajnë nënshkrimin e autorëve si Mundri Keya dhe Dritëro Shaqiri. Incizimi dhe përpunimi teknik janë bërë në studion Okti Records në Gjilan, ndërsa editor i albumit është P. M. Arboni.
Në pjesën instrumentale kanë bashkëpunuar Mentos Sylejmani në violinë, Tafs në klarinetë dhe Astrit Selaj në kitare. Pjesa vizuale e albumit dhe fotografia janë punuar nga Afrim Leka, i cili ka realizuar paraqitjen grafike dhe pamjen e jashtme të projektit.
Fotografitë e projektit janë realizuar nga fotografi Avni Selmani.
Dritëro Shaqiri Photo by Avni SelmanIDritëro Shaqiri Photo by Avni SelmanIDritëro Shaqiri Photo by Avni SelmanI
Libri “Maqedonia në Gazetarin Time” i autores Dijana Toska është një vepër publicistike që dokumenton me etikë gazetareske dhe saktësi realitetin politik e shoqëror të shqiptarëve në Maqedoni gjatë viteve ’90. I ndërtuar mbi kronika, reportazhe dhe reflektime personale, ky botim përfaqëson një dëshmi autentike të gazetarisë së guximshme për të cilën autorja njihet gjerësisht, veçanërisht në një kohë represioni politik dhe censurimi.
Si një prej zërave më të spikatur të medias shqiptare në Maqedoni, Toska sjell në vëmendje sfidat e raportimit të paanshëm, tensionet ndëretnike dhe aspiratat demokratike të një populli që përballej me një tranzicion të vështirë dhe të gjatë.
Vepra ka vlerë të veçantë historike dhe profesionale, si një kronikë e rëndësishme e kohës dhe si shembull i gazetarisë me integritet dhe përgjegjësi shoqërore.
Fotografitë promovuese dhe kopertina e librit janë realizuar nga fotografi Avni Selmani.
Këngëtari këngëtari dhe kantautori i njohur Nikollë Nikprelaj solli projektin muzikor “Zemrën Ma Ke Thy”, një album i pasur me këngë të zhanrit popullor që përçojnë emocione të thella dhe tema të përjetshme si dashuria, dhimbja dhe lidhja shpirtërore me vendlindjen. Të gjitha këngët janë realizuar në studion e tij personale dhe janë kompozuar nga vetë Nikollë Nikprelaj, i njohur jo vetëm si interpretues, por edhe si autor këngësh të suksesshme për vete dhe për artistë të tjerë.
Një moment i veçantë në album është kënga “Linda”, e cila interpretohet në duet me të birin, Albin Nikprelaj, një talent i ri që po ndjek me përkushtim rrugën muzikore të të atit.
Në këtë projekt spikat përkushtimi artistik dhe autenticiteti i Nikollë Nikprelajt, duke e forcuar më tej pozicionin e tij si një zë i dashur dhe i fuqishëm i muzikës shqiptare.
Fotografitë promovuese dhe kopertina e albumit janë realizuar nga fotografi Avni Selmani.
Nikollë Nikprelaj Photo by Avni SelmaniNikollë Nikprelaj Photo by Avni SelmaniNikollë Nikprelaj Photo by Avni SelmaniNikollë Nikprelaj Photo by Avni SelmaniNikollë Nikprelaj Photo by Avni SelmaniNikollë Nikprelaj Photo by Avni SelmaniNikollë Nikprelaj Photo by Avni Selmani
Teatri Kombëtar i Kosovës solli në skenë shfaqjen “Ballkan Bordel”. me tekst nga Jeton Neziraj dhe Regji nga regjisori i njohur hungarez András Urbán. Shfaqja trajton tematika të mprehta sociale dhe politike përmes një satire të drejtpërdrejtë dhe të fuqishme që karakterizon veprat e Nezirajt dhe stilin regjisorial të Urbánit. Përmes një qasjeje provokuese, ajo sfidon normat dhe paragjykimet në shoqëritë ballkanike.
Libri “Zemra e Akilit” nga autorja Etleva Tafa,është një përmbledhje me poezi të zgjedhura nga krijimtaria e saj letrare shumëvjeçare. Ky botim vjen si një kurorëzim i një rrugëtimi poetik të ndjeshëm dhe të thellë, ku temat si dashuria, dhimbja, forca e brendshme dhe kujtesa personale trajtohen me ndjeshmëri dhe intensitet emocional.
Poetja Etleva Tafa është autore e disa veprave të mëparshme letrare që përfshijnë poezi, tregime dhe ese, ndër to: “Gjithësi e buluar në lot” (poezi, 1996), “Parfumi ndërrohet” (tregime, 1997), “Simfoni e leopardit” (poezi, 1998), “Hijet e flokëve të tua” (tregime & poezi, 1999), Tersun (tregime & poezi, 2001), “A thua mendon për hënën time” (poezi, 2003), “Një email për Olimp” (poezi, 2006), “Qyteti pa mure” (poezi, 2007), dhe “E diela e luleve” (tregime të zgjedhura, 2015).
Fotografitë promovuese dhe kopertina e librit u realizuan nga fotografi Avni Selmani.
Eva Tafa Photo by Avni SelmaniEva Tafa Photo by Avni SelmaniEva Tafa Photo by Avni SelmaniEva Tafa Photo by Avni SelmaniEva Tafa “LibriE diela e luleve” Photo by Avni SelmaniEva Tafa Libri “Zemra e Akilit” Photo by Avni Selmani
Shkumbin Ismajli lansoi në treg albumin “Nuk Ta Fal”, një përmbledhje këngësh të realizuara nën labelin muzikor Eurolindi. Albumi përmban tetë krijime muzikore, ku Shkumbini paraqitet si autor i shumëfishtë, në rolin e këngëtarit, kompozitorit dhe pjesërisht orkestruesit.
Bashkëpunëtorët në realizimin e albumit përfshijnë:
Albumi sjell këngë me tematikë dashurie, emocione të forta personale, nostalgji dhe reflektime intime, të interpretuara me stilin karakteristik të Ismajlit dhe të mbështetura nga një realizim profesional në aspektin muzikor.
Fotografitë promovuese dhe kopertina e albumit u realizuan nga fotografi Avni Selmani.
Shkumbin Ismajli Photo by Avni SelmaniShkumbin Ismajli Photo by Avni SelmaniShkumbin Ismajli Photo by Avni Selmani
Këngëtari i njohur Njazi Salihu – Gino solli për publikun një projekt të veçantë muzikor me titullin “Këngë të Paharruara”. Ky album përfaqëson një kujtim artistik për këngët që kanë lënë gjurmë në kujtesën kolektive shqiptare, duke risjellë melodi të njohura me interpretimin karakteristik dhe emocional të Ginos.
Projekti u realizua me përkushtim të lartë muzikor dhe shpirt artistik, duke ruajtur origjinalitetin e këngëve, por duke i sjellë ato me një freski të re në orkestrim dhe zë. “Këngë të Paharruara” nuk ishte thjesht një rikujtim i së kaluarës, por një përpjekje për të mbajtur gjallë trashëgiminë e këngës qytetare dhe popullore shqiptare.
Xhirimet dhe spotiet muzikoe janë realizuar nga produksioni maXimus, nën regjinë e Blerdi Malushit, duke i dhënë projektit një pamje vizuale moderne dhe të përkushtuar, në përputhje me frymën e këngëve që ai përfaqëson.
Ky album përbën një kapitull të rëndësishëm në rrugëtimin artistik të Njazi Salihut, duke e përforcuar profilin e tij si një zë autentik dhe i dashur për publikun.
Fotografitë e projektit janë realizuar nga fotografi Avni Selmani.
Njazi Salihu – Gino Photo by Avni SelmanNjazi Salihu – Gino Photo by Avni SelmanNjazi Salihu – Gino Photo by Avni SelmanNjazi Salihu – Gino Photo by Avni SelmanNjazi Salihu – Gino Photo by Avni SelmanNjazi Salihu – Gino Photo by Avni SelmanNjazi Salihu – Gino Photo by Avni SelmanNjazi Salihu – Gino Photo by Avni SelmanNjazi Salihu – Gino Photo by Avni SelmanNjazi Salihu – Gino Photo by Avni SelmanNjazi Salihu – Gino Photo by Avni SelmanNjazi Salihu – Gino Photo by Avni SelmanNjazi Salihu – Gino Photo by Avni SelmanNjazi Salihu – Gino Photo by Avni SelmanNjazi Salihu – Gino Photo by Avni SelmanNjazi Salihu – Gino Photo by Avni SelmanNjazi Salihu – Gino Photo by Avni SelmanVeli Sahiti – Njazi Salihu – Gino Photo by Avni Selman
Teatri Kombëtar i Kosovës solli në skenë shfaqjen “Tregtari i Venedikut”, me tekst nga William Shekspir dhe regji nga Matthew Lenton, drejtor artistik i kompanisë skoceze Vanishing Point. Kjo vepër klasike, një nga dramat më të njohura të Shekspirit, trajton çështjet e drejtësisë, mëshirës, paragjykimit dhe lakmisë njerëzore. Nën regjinë e Lentonit, shfaqja u soll në një formë bashkëkohore e të guximshme, ku përplasja mes ligjit dhe njerëzores merr një kuptim të ri në realitetin tonë. Vepra flet për tensionin midis pasurisë dhe moralit, për kufijtë e arsyes dhe hakmarrjes, si dhe për mundësinë e pajtimit në një botë të ndarë nga interesat dhe besimet.
Në role interpretojnë Luan Jaha, Kumrije Hoxha, Gresa Pallaska, Lena Kryeziu-Bokshi, Ylber Bardhi, Armend Smajli, Armend Baloku, Eshtref Durmishi, Tristan Halilaj dhe May-Linda Kosumoviq. Regjia është nën kujdesin e Matthew Lenton, asistente krijuese Kristin Kothij, bashkëpunëtor kreativ Kushtrim Koliqi, dramaturg Besim Rexhaj dhe kostumografe Yllka Brada.
Interpretimet e aktorëve u vlerësuan për fuqinë dhe ndjeshmërinë me të cilën sollën personazhet e Shekspirit. Luan Jaha, Kumrije Hoxha, Gresa Pallaska, Lena Kryeziu-Bokshi, Ylber Bardhi, Armend Smajli, Armend Baloku, Eshtref Durmishi, Tristan Halilaj dhe May-Linda Kosumoviq krijuan një harmoni të veçantë në skenë, duke e bërë shfaqjen një përjetim të gjallë e të thellë për publikun.
Një element që e veçoi këtë produksion ishte muzika e kompozuar dhe e interpretuar drejtpërdrejt nga Trimor Dhomi, i cili gjatë gjithë shfaqjes ishte i pranishëm në skenë me pianon e tij, duke krijuar një atmosferë të ndjeshme dhe emocionale që e shoqëroi ritmin dramatik të veprës.
Fotografitë e shfaqjes janë realizuar nga Avni Selmani.
Photo by Avni SelmanPhoto by Avni SelmanPhoto by Avni SelmanPhoto by Avni SelmanPhoto by Avni SelmanPhoto by Avni SelmanPhoto by Avni SelmanPhoto by Avni SelmanPhoto by Avni SelmanPhoto by Avni SelmanPhoto by Avni Selman
Teatri Kombëtar i Kosovës solli në skenë shfaqjen “Aritmi”, me tekst nga Arta Arifi dhe regji nga Iliriana Arifi, prodhim.
Shfaqja trajton ritmet e jetës dhe çrregullimet që lindin nga nxitimi, mungesa e qetësisë dhe prishja e ekuilibrit të brendshëm. Përmes gjuhës së ndjeshme dramatike, autorja kërkon të kuptojë shpirtin e njeriut bashkëkohor që përpiqet të mbajë ritmin me një botë që lëviz më shpejt se ndjenjat.
Në role interpretojnë: Sheqerie Buçaj, Aurita Agushi, Faris Berisha, Fatlume Bunjaku dhe Ylber Bardhi.
Skenografia: Ilmi Ballazhi Koreografia: Agnes Nokshiq Kostumet: Njjomza Luci Grimi: Jehona Bunjaku Skena: Aziz Maloku Dekor: Driton Musliu Dizajn dritash: Shani Sahiti Perzgjedhja muzikore: Iljasa Arifi Organizator: Besfort Beqiri Me tematikën e saj reflektuese dhe ndjesinë e fortë vizuale, “Aritmi” mbetet një vepër që flet për ritmet e shpirtit njerëzor në kohën moderne.
Fotografitë e shfaqjes janë realizuar nga Avni Selmani.
Sheqerie Buçaj Photo by Avni Selmani Aurita Agushi, Fatlume Bunjaku Photo by Avni SelmaniAurita Agushi Photo by Avni SelmaniSheqerie Buçaj Photo by Avni SelmaniAurita Agushi, Aurita Agushi, Fatlume Bunjaku Photo by Avni SelmaniSheqerie Buçaj, Aurita Agushi, Fatlume Bunjaku Photo by Avni SelmaniSheqerie Buçaj, Aurita Agushi, Fatlume Bunjaku Photo by Avni SelmaniSheqerie Buçaj – Fatlume Bunjaku Photo by Avni SelmaniSheqerie Buçaj Photo by Avni SelmaniFatlume Bunjaku Photo by Avni SelmaniAurita Agushi, Fatlume Bunjaku dhe Ylber Bardhi Photo by Avni SelmaniSheqerie Buçaj, Aurita Agushi, Faris Berisha, Fatlume Bunjaku Photo by Avni Selmani Sheqerie Buçaj, Aurita Agushi, Faris Berisha, Fatlume Bunjaku dhe Ylber Bardhi Photo by Avni SelmaniFatlume Bunjaku Photo by Avni SelmaniSheqerie Buçaj – Fatlume Bunjaku Photo by Avni Selmani
Teatri Kombëtar i Kosovës solli në skenë shfaqjen “Përtej Kufijve të Pushtetit”, me tekst nga Albri Brahushaj dhe regji nga Esat Brajshori.
Kjo shfaqje u vlerësua si një nga komeditë më të suksesshme shqiptare të viteve të fundit, duke trajtuar me satirë realitetin politik të shoqërisë shqiptare dhe ballkanike. Në qendër të saj është një ngjarje absurde, epidemia e diarresë, që kthehet në strategji politike dhe fat qytetari në një vend të ngecur në tranzicion të pafund me aromë diktature.
Përmes ironisë dhe groteskut, vepra shpërfaq banalitetin e pushtetit, paaftësinë e sistemit dhe absurditetin e përditshmërisë sonë, duke e bërë publikun të qeshë e të reflektojë njëkohësisht. Regjisori Esat Brajshori solli një inskenim të gjallë dhe dinamik, me interpretim kolektiv të përmasave të plota.
Regjia: Esat Brajshori Teksti: Albri Brahushaj Asistente regjie: Semira Latifi Skenografia: Krste S. Dzidrov Kostumografia: Samka Ferri Muzika: Florent Boshnjaku Producent: Teatri Kombëtar i Kosovës
“Përtej Kufijve të Pushtetit” është një vepër që ndërlidh komedinë me kritikën sociale, duke e vendosur publikun përballë absurditetit të një sistemi që jeton duke u justifikuar në krizë.
Fotografitë e shfaqjes janë realizuar nga fotografi Avni Selmani
Albumi “Ti Je e Vetmja” shënon një prej projekteve më të kompletuara të këngëtarit Fahrush Azemi, ku ndjeshmëria emocionale ndërthuret me tingujt e pasur të muzikës moderne dhe asaj tradicionale shqiptare.
Ky projekt u realizua në bashkëpunim me një grup autorësh dhe kompozitorësh të njohur:
Muzikën dhe orkestrimin e kanë realizuar:
Florent Boshnjaku
Shkumbin Ismaili
Gëzim Gashi
Engjëllushe Morina
Agron Syla
Tekstet e këngëve janë shkruar nga:
Albana Kasumoviq
Mediana Alshiqi
Arsim Bunjaku
Valdete Rexha-Okshtuni
Falë këtij bashkëpunimi të pasur dhe harmonik, albumi përçon një univers ndjenjash të thella dhe mesazhesh të fuqishme, duke reflektuar jetën, dashurinë dhe shpirtin e njerëzve të zakonshëm me një përkujdesje të veçantë artistike.
Fotografitë e projektit janë realizuar nga fotografi Avni Selmani.
Fahrush Azemi Photo by Avni SelmanFahrush Azemi Photo by Avni SelmanFahrush Azemi Photo by Avni SelmanFahrush Azemi Photo by Avni SelmanFahrush Azemi Photo by Avni SelmanFahrush Azemi Photo by Avni SelmanFahrush Azemi Photo by Avni SelmanFahrush Azemi Photo by Avni SelmanFahrush Azemi Photo by Avni SelmanFahrush Azemi Photo by Avni SelmanFahrush Azemi Photo by Avni Selman
Monografia “Morava e Epërme – Ndër Shekuj” e autorit Esat Kamberi është një vepër studimore që trajton historinë, zhvillimet shoqërore dhe trashëgiminë kulturore të trevës së Moravës së Epërme në periudha të ndryshme historike. Libri ofron një pasqyrë të gjerë mbi formimin e kësaj zone, duke u ndalur në ndryshimet demografike, ekonomike dhe kulturore që kanë ndikuar në jetën e banorëve të saj.
Vepra bazohet në kërkime arkivore, burime historike dhe materiale dokumentare, duke synuar të ruajë dhe sistemojë kujtesën historike të kësaj treve. Autori trajton ngjarje dhe procese që lidhen me periudha të ndryshme, nga kohët e hershme deri në zhvillimet më të vona, duke e vendosur Moravën e Epërme në kontekstin më të gjerë të historisë së Kosovës dhe rajonit.
“Morava e Epërme – Ndër Shekuj” përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në fushën e studimeve lokale dhe rajonale, duke shërbyer si referencë për studiuesit, historianët dhe lexuesit e interesuar për historinë dhe identitetin e kësaj zone.
Fotografitë promovuese të librit, fotografitë e ballinës dhe të autorit, janë realizuar nga fotografi Avni Selmani.
Monografia “Morava e Epërme – Ndër Shekuj”nga Esat Kamber Photo by Avni Selmani Monografia “Morava e Epërme – Ndër Shekuj”nga Esat Kamber Photo by Avni Selmani
Shqipëria u përfaqësua në Eurovision Song Contest nga këngëtarja Eneda Tarifa me këngën “Fairytale”, fituese e edicionit të 54-t të Festivalit të Këngës në RTSH.
Kënga përfaqësonte një përzierje të melodisë moderne me elemente të stilit klasik, duke sjellë një interpretim të fuqishëm vokal dhe emocional nga Eneda Tarifa. Ajo u prezantua në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit të mbajtur në Stockholm, Suedi, në maj të vitit 2016.
Performanca e saj u vlerësua për elegancën dhe fuqinë vokale, ndërsa vetë kënga u përshkrua si një rrëfim mbi qëndrueshmërinë, ndjenjën e forcës dhe kërkimin e dritës nëpër sprova.
Kënga: “Fairytale” Interpretimi: Eneda Tarifa Muzika: Olsa Toqi Teksti: Olsa Toqi Vend: Stockholm, Suedi – Maj 2016
Fotografitë zyrtare dhe setet promocionale të realizuara për këtë projekt mbajnë autorësinë e fotografit Avni Selmani.
Eneda Tarifa Photo by Avni SelmaniEneda Tarifa Photo by Avni SelmanEneda Tarifa Photo by Avni SelmanEneda Tarifa Photo by Avni SelmanEneda Tarifa Photo by Avni SelmanEneda Tarifa Photo by Avni SelmanEneda Tarifa Photo by Avni SelmanEneda Tarifa Photo by Avni SelmanEneda Tarifa Photo by Avni SelmanEneda Tarifa Photo by Avni SelmanEneda Tarifa Photo by Avni SelmanEneda Tarifa Photo by Avni SelmanEneda Tarifa Photo by Avni Selman
Këngëtarja e njohur Miranda Hashani solli për publikun një projekt të veçantë artistik me titullin “Live”, një performancë e gjallë e realizuar me përkushtim dhe stil të pastër vokal. Ky projekt e prezantoi këngëtaren në një format të drejtpërdrejtë, ku emocioni dhe interpretimi i saj bashkoheshin me tingullin e papërpunuar të muzikës live.
“Live” nuk ishte vetëm një paraqitje teknike apo arkivë e një koncerti – ishte një dëshmi e gjallë e aftësisë vokale dhe forcës skenike të Miranda Hashanit, që gjithmonë e ka dalluar për interpretim të natyrshëm, të ndjerë dhe profesional.
Projekti solli një përzierje të këngëve të njohura nga repertori i saj dhe ndoshta edhe krijime të reja, të cilat u përcollën me elegancën dhe thjeshtësinë që e karakterizon atë si artiste.
Fotografitë e projektit janë realizuar nga Avni Selmani.
Miranda Hashani Photo by Avni SelmaniMiranda Hashani Photo by Avni SelmaniMiranda Hashani Photo by Avni SelmaniMiranda Hashani Photo by Avni SelmaniMiranda Hashani Photo by Avni Selmani
Teatrin Dodona, u vu në skenë drama e njohur “Fool for Love” nga autori Sam Shepard, në regji të Kastriot Saqipit. Vepra trajton një temë të ndjeshme dhe shpesh tabu – incestin që ndodh pa vetëdijen e personazheve.
Shfaqja rrëfen historinë e Edi dhe Mej, të cilët bien në dashuri pa ditur se janë vëlla e motër, për shkak se babai i tyre kishte krijuar dy familje paralelisht. Tensioni dramatik i kësaj ngjarjeje vjen në formën e një përballjeje të fortë emocionale, në një atmosferë të ngjeshur psikologjike.
Aktorët:
Besim Ajeti
Makfire Miftari
Adriana Morina
Regjia: Kastriot Saqipi Autori: Sam Shepard Ndriçimi & skenografia: Skënder Latifi Kostumografia: Shirka Dermaku Muzika: Ergon Hyseni Producent: Euro Ballkan Institute
Fotografitë e shfaqjes janë realizuar nga Avni Selmani
Besim Ajeti Makfire Miftari Adriana Morina Photo by Avni SelmanBesim Ajeti Makfire Miftari Adriana Morina Photo by Avni SelmanNjazi Salihu – Gino Photo by Avni SelmanBesim Ajeti Adriana Morina Photo by Avni SelmanBesim Ajeti Makfire Miftari Adriana Morina Photo by Avni SelmanBesim Ajeti Makfire Miftari Adriana Morina Photo by Avni SelmanBesim Ajeti Makfire Miftari Adriana Morina Photo by Avni Selman
Fotografitë e shfaqjes janë realizuar nga Avni Selmani.
Albumi “U Knaqëm Tu Knaq” nga Ganja & Pro Band përfaqëson një përmbledhje të këngëve më të njohura dhe më të suksesshme të karrierës së Ganja Abazit. Albumi përmban një seri këngësh që kanë lënë gjurmë te publiku shqiptar ndër vite, duke sjellë emocione, ritëm dhe nostalgji.
Produksioni muzikor është realizuar nga Emra Music Studio & Art Recording, ndërsa orkestrimet janë punuar nga grupi i mirënjohur Brobend, anëtare e të cilit është edhe vetë këngëtarja Ganja.
Albumi përfshin këngë si:
U Knaqëm Tu Knaq
Inati
Morra Testin
E Dua Tëngon
Gajdexhiu
Zemër
Çike Çike
Morra Rrugën për Tiranë
Kënga e 2
Ky projekt është një Kujtim për rrugëtimin artistik të Ganja Abazit, duke bashkuar tingujt e dashur të muzikës popullore moderne me përvojën dhe talentin e një grupi të konsoliduar si Brobend.
Fotografitë promovuese dhe kopertina e albumit u realizuan nga fotografi Avni Selmani.
Ganja & Pro Band Photo by Avni SelmaniGanja & Pro Band Photo by Avni SelmaniGanja & Pro Band Photo by Avni SelmaniGanja & Pro Band Photo by Avni SelmaniGanja & Pro Band Photo by Avni SelmaniGanja & Pro Band Photo by Avni Selmani
Teatri Kombëtar i Kosovës solli premierën e shfaqjes “Grafitët”, me tekst nga Mehmet Kraja dhe regji nga Fadil Hysaj.
Në Prishtinën e pasluftës, entuziazmi i ardhjes së lirisë ngulfatet shpejt nga zhgënjimi dhe frika që sjellin profiterë e matrapazë të luftës dhe politikës. Përmes fjalës së fuqishme dhe situatave që pasqyrojnë realitetin e ashpër shoqëror, autori shtron pyetje të thella për drejtësinë, moralin dhe përgjegjësinë njerëzore në një kohë kur idealet veniten përballë interesit. E keqja është se kjo po vazhdon ende…
Shfaqja u realizua me ndjeshmëri të veçantë artistike, duke përfshirë një gjuhë skenike të drejtpërdrejtë që ndërthur dramën me simbolikën vizuale të grafitit si zë i shoqërisë që kërkon të dëgjohet.
Teksti: Mehmet Kraja Regjia: Fadil Hysaj Producent: Teatri Kombëtar i Kosovës
Fotografitë e shfaqjes janë realizuar nga Avni Selmani.
Shfaqja “Grafitët”
Drita Krasniqi – Ylber Bardhi Photo by Avni SelmaniÇun Lajçi– Ylber Bardhi Photo by Avni SelmaniÇun Lajçi– Sheqerie Buçaj Photo by Avni SelmaniÇun Lajçi– Sheqerie Buçaj Photo by Avni SelmaniÇun Lajçi– Bislim Muçaj – Sheqerie Buçaj Photo by Avni SelmaniÇun Lajçi– Bislim Muçaj – Armend Baloku Photo by Avni SelmaniPhoto by Avni SelmaniÇun Lajçi– Bislim Muçaj – Adhurim Demi Photo by Avni SelmaniÇun Lajçi– Bislim Muçaj Photo by Avni SelmaniPhoto by Avni SelmaniAdhurim Demi Photo by Avni SelmaniÇun Lajçi– Ylber Bardhi Photo by Avni Selmani
Teatri Kombëtar solli premierën e shfaqjes “Njeriu që mungonte”, me tekst të Zymber Kelmendit dhe regji të Isa Qosjes. Shfaqja trajton kthimin e një personi të zhdukur gjatë luftës dhe përballjen e tij me realitetin që e gjen pas shumë vitesh: një familje që ka ndërtuar jetën mbi mungesën e tij, një varr me emrin e tij dhe një shoqëri që e ka kthyer në simbol, ndërsa ai vetë mbetet i padukshëm si individ.
Në qendër të shfaqjes është Agroni, roli i luajtur nga Basri Shala, i cili përmes një loje të brendshme dhe të përmbajtur sjell ankthin, izolimin dhe vështirësinë e rikthimit në një jetë që nuk e njeh më. Teuta Krasniqi interpreton gruan e tij, duke paraqitur qartë barrën emocionale të humbjes dhe përballjen me një realitet që ka ndryshuar tërësisht. Në shfaqje luajnë edhe Agron Shala, Doresa Rexha dhe Gani Rrahmani, të cilët ndërtojnë dinamikën dramatike të rrëfimit.
Teksti i Zymber Kelmendit ngre pyetje mbi marrëdhënien tonë me të kaluarën dhe me njerëzit që kanë sakrifikuar gjatë luftës. Ai ka ndjekur nga afër procesin e provave, duke theksuar se qëllimi është që arti të prekë ndërgjegjen dhe të nxisë reflektim, jo vetëm të tregojë ngjarje.
Shfaqja është ndërtuar me një qasje të thjeshtë vizuale, ku drita, skenografia dhe heshtjet krijojnë atmosferën e ngarkuar të historisë. Skenografia: Shqipe Kamberi Kostumografia: Samka Ferri Skulptor: Agron Blakçori Kompozitor: Korab Shaqiri
Fotografitë e shfaqjes janë realizuar nga fotografi Avni Selmani.
Photo by Avni SelmaniBasri Shala – Agron Shala Photo by Avni SelmaniTeuta Krasniqi – Basri Shala – Agron Shala Photo by Avni SelmaniBasri Shala – Agron Shala Photo by Avni SelmaniTeuta Krasniqi – Basri Shala Photo by Avni SelmaniTeuta Krasniqi – Basri Shala – Agron Shala – Doresa Rexha Photo by Avni SelmaniTeuta Krasniqi – Basri Shala – Agron Shala – Doresa Rexha – Gani Rrahmani Photo by Avni Selmani
Në kuadër të shënimit të 50-vjetorit të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, u promovuan tri projekte të rëndësishme që dokumentuan historinë, kujtesën dhe trashëgiminë artistike të këtij institucioni kulturor: monografia “Shota, muze në lëvizje”, e shkruar nga Agron Gërguri, dokumentari “50 vjet me Shotën”, me regji të Ismet Sijarinës, si dhe ekspozita personale fotografike “50 vjet në 50 fotografi” nga Avni Selmani.
Monografia u botua në dy gjuhë shqip dhe anglisht, nën kujdesin e drejtorit të ansamblit, Shefqet Gjocaj, dhe me dizajn nga Zeni Ballazhi. Ajo pasqyron historinë e themelimit të ansamblit që nga viti 1948, rrugëtimin e tij nga statusi amator në trupë profesioniste, si dhe kontributin e qindra artistëve që përmes dekadave kanë mbajtur gjallë këngën dhe vallen shqiptare.
Në libër janë përfshirë intervista dhe rrëfime nga disa prej figurave më të njohura të ansamblit, si Fahri Beqiri, drejtori i parë shqiptar i “Shotës” që nga viti 1967, Nahire Surroi, Sevime Gjinali, Xhemali Berisha, Ylber Asllanaj, Nazmi Demaj e shumë të tjerë, të cilët ndanë kujtime për periudha të ndryshme të zhvillimit të ansamblit, nga vitet e para, përmes periudhës së vështirë pas vitit 1981, e deri në pasluftë, kur “Shota” rifitoi hapësirën e saj institucionale dhe artistike.
Autori Agron Gërguri e përshkruan “Shotën” si një institucion që ka ruajtur me përkushtim identitetin kombëtar dhe trashëgiminë kulturore shqiptare, duke e quajtur “një muze në lëvizje” që udhëton përmes brezave e kontinenteve me të njëjtin mision artistik e shpirtëror. Në dokumentar, përmes imazheve arkivore dhe intervistave, jepet një tablo e plotë e historisë, figurave dhe ndikimit të këtij ansambli në jetën kulturore të Kosovës.
Këto dy projekte shënojnë një moment të rëndësishëm në historinë kulturore të vendit, duke e dokumentuar jo vetëm rrugëtimin artistik të “Shotës”, por edhe shpirtin e qëndrueshëm të artit tradicional shqiptar.
Fotografitë dokumentuese dhe setet artistike të monografisë u realizuan nga fotografi Avni Selmani.
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”
Ansamblit Kombëtar “Shota” Photo by Avni SelmaniAnsamblit Kombëtar “Shota” Photo by Avni SelmaniAnsamblit Kombëtar “Shota” Photo by Avni SelmaniAnsamblit Kombëtar “Shota” Photo by Avni SelmaniAnsamblit Kombëtar “Shota” Photo by Avni SelmaniAnsamblit Kombëtar “Shota” Photo by Avni SelmaniAnsamblit Kombëtar “Shota” Photo by Avni SelmaniAnsamblit Kombëtar “Shota” Photo by Avni SelmaniVioleta Kukaj Photo by Avni Selmani Besnik H. Grajcevci Photo by Avni Selmani – Artiola Shala Photo by Avni SelmaniBesnik H. Grajcevci Photo by Avni SelmaniBesnik H. Grajcevci Photo by Avni SelmaniBesnik H. Grajcevci Photo by Avni Selmani Artiola Shala Photo by Avni SelmaniVioleta Kukaj, Mika Bajrami-Haziri, Riza Bytyqi Photo by Avni SelmaniVioleta Kukaj Photo by Avni SelmaniVioleta Kukaj, Mika Bajrami-Haziri, Photo by Avni SelmaniLulzim Krasniqi Photo by Avni Selmani Feim Leka Photo by Avni Selmani Photo by Avni SelmaniFlora Ajeti Statovci Photo by Avni SelmaniRema Vllasa Photo by Avni SelmaniBesnik H. Grajcevci Photo by Avni Selmani Artiola Shala Photo by Avni SelmaniBesnik H. Grajcevci Photo by Avni Selmani Photo by Avni Selmani Lulzim Krasniqi Photo by Avni Selmani Photo by Avni Selmani Feim Leka Photo by Avni Selmani Feim Leka Photo by Avni SelmaniFlora Ajeti Statovci Photo by Avni Selmani Photo by Avni SelmaniFlora Ajeti Statovci – Lulzim Krasniqi Photo by Avni Selmani Besnik H. Grajcevci Photo by Avni SelmaniBesnik H. Grajcevci Photo by Avni Selmani Besnik H. Grajcevci – Suzana Drenica Photo by Avni SelmaniSuzana Drenica Photo by Avni Selmani Feim Leka – Rema Vllasa Photo by Avni Selmani Photo by Avni Selmani Feim Leka Photo by Avni Selmani Artiola Shala Photo by Avni Selmani Artiola Shala Photo by Avni SelmaniBesnik H. Grajcevci i – Artiola Shala Photo by Avni SelmaniBesnik H. Grajcevci i Photo by Avni SelmaniBesnik H. Grajcevci i Photo by Avni SelmaniBesnik H. Grajcevci Photo by Avni SelmaniRema Vllasa Photo by Avni SelmaniBesnik H. Grajcevci i– Artiola Shala Photo by Avni SelmaniBesnik H. Grajcevci i Photo by Avni SelmaniBesnik H. Grajcevci Photo by Avni SelmaniLulzim Krasniqi – Rema Vllasa Photo by Avni Selmani Feim Leka Photo by Avni SelmaniRema Vllasa Photo by Avni Selmani Feim Leka Shyhrete Ahmeti Photo by Avni SelmaniNjazi – Shyhrete Ahmeti Photo by Avni SelmaniLulzim Krasniqi – Artiola Shala Photo by Avni Selmani Feim Leka – Edona Berisha Photo by Avni SelmaniBesnik H. Grajcevci Photo by Avni SelmaniBesnik H. Grajcevci Photo by Avni SelmaniLulzim Krasniqi – Artiola Shala Photo by Avni SelmaniBesnik H. Grajcevci Photo by Avni SelmaniFlora Ajeti Statovci Photo by Avni Selmani Feim Leka – Artiola Shala Photo by Avni Selmani Rema Vllasa Photo by Avni SelmaniBesnik H. Grajcevci Photo by Avni Selmani Feim Leka –Flora Ajeti Statovci Photo by Avni Selmani Feim Leka – Artiola Shala Photo by Avni SelmaniAvdullah Gjikokaj Photo by Avni SelmaniAvdullah Gjikokaj Photo by Avni Selmani
Projekti i Himnit të Nënë Terezës, një nismë e gazetares dhe skenaristes Dijana Toska, e cila ideoi dhe udhëhoqi këtë projekt me përkushtim të veçantë si një akt mirënjohjeje ndaj figurës së shenjtores shqiptare. Me ndjeshmërinë e saj njerëzore dhe shpirtin e thellë artistik, Toska arriti të bashkojë emra të njohur të artit shqiptar në një krijim që i flet shpirtit përmes dashurisë dhe humanizmit që mishëronte Nënë Tereza.
Kënga me titull “Lamtumirë”, e kompozuar nga Genc Tukiqi dhe e interpretuar me ndjenjë të thellë nga Inva Mula, përçon mesazhin e dashurisë, përulësisë dhe mirënjohjes ndaj jetës dhe veprës së Nënë Terezës. Projekti u mirëprit si një ndërthurje e ndjeshme mes muzikës, artit dhe frymës humane që ajo përfaqësonte.
Në shtator të vitit 2016, ky himn u promovua në Vatikan, në kuadër të shenjtërimit të Nënë Terezës, në një koncert madhështor të organizuar në Bazilikën Papale të San Paolos në Selinë e Shenjtë. Ngjarja bashkoi artistë të njohur shqiptarë që sollën një përjetim të rrallë artistik përballë një audience ndërkombëtare. Në mesin e tyre, përveç Inva Mulës, e cila interpretoi himnin e Nënë Terezës, ishin edhe Rita Ora, Shkëlzen Doli, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, që performuan në nderim të shenjtores shqiptare. Prania e tyre i dha koncertit një karakter të gjerë përfaqësues të artit shqiptar në arenën botërore.
Interpretim: Inva Mula Autor: Genc Tukiqi Ideatore dhe iniciatore: Dijana Toska Fotografitë promovuese dhe setet artistike të projektit u realizuan nga fotografi Avni Selmani.
Inva Mula Photo by Avni SelmaniInva Mula Photo by Avni SelmaniSihana Badivuku Photo by Avni Selmani
Teatri Kombëtar i Kosovës në bashkëpunim me Teatrin Urban solli në skenë shfaqjen “Shopping and Fucking” me tekst të Mark Ravenhill dhe regji të Fatos Berishës. Vepra trajton me forcë realitetin e ashpër të konsumizmit, varësisë dhe moralit në kohët moderne. Përmes gjuhës së drejtpërdrejtë dhe skenave të forta, kjo tragjikomedi përballon njeriun me pasojat e shoqërisë që e ka kthyer gjithçka në treg.
Në role interpretojnë Luan Jaha, Arta Selimi, Armend Ismaili, Tristan Halilaj dhe Florist Bajgora. Skenografia: Nico de Rooij (Holandë) Kostumet: Erza Xhema Muzika: Alexander Asistent regjie: Besfort Daka.
Fotografitë e shfaqjes janë realizuar nga Avni Selmani.
Albumi “Dhimje e Mall” i Mihrije Brahës,përfaqëson një nga projektet më të kompletuara të karrierës së saj muzikore. Ky album përbëhet nga dhjetë këngë me përmbajtje emocionale dhe tinguj të ndjeshëm që pasqyrojnë një përzierje të nostalgjisë, dashurisë dhe reflektimit shpirtëror.
Muzika është punuar dhe orkestruar nga Beni Baksi, ndërsa tekstet mbajnë firmën e Naim Abazit, duke sjellë një bashkëpunim artistik që ndërthur përvojën, ndjenjën dhe mjeshtërinë muzikore. Projekti u realizua me kujdes të veçantë estetik, si në përmbajtje ashtu edhe në pamje, duke e paraqitur Mihrije Brahën në një fazë të pjekurisë së saj artistike, me një stil elegant dhe të ndjeshëm.
Ky projekt u orkestrua dhe u incizua në studion e Beni Baksit, ndërsa për botim dhe shpërndarje u përkujdes PM Arboni – Gjilan dhe PM Ardi.
Në kuadër të këtij albumi është realizuar edhe videoklipi i këngës “Dhimje e Mall”, me regji nga Blerdi Malushi (maXimus), “Dhimje e Mall” mbetet një ndër albumet më të përpunuara të Mihrije Brahës, ku çdo këngë bart një emocion të veçantë dhe një histori që lidh artistin me publikun nëpërmjet ndjenjës së sinqertë dhe melodisë.
Fotografitë promovuese dhe kopertina e albumit u realizuan nga fotografi Avni Selmani.
Mihrije Braha Photo by Avni SelmaniMihrije Braha Photo by Avni SelmaniMihrije Braha Photo by Avni SelmaniMihrije Braha Photo by Avni SelmaniMihrije Braha Photo by Avni SelmaniMihrije Braha Photo by Avni Selmani
Këngëtarja Olgera Lleshaj publikoi albumin e saj debutues “Shpirti Im”, një projekt muzikor që bashkon stilin modern me ndjeshmërinë e baladave shqiptare. Albumi përmban 10 këngë, të realizuara në bashkëpunim me disa autorë dhe kompozitorë të njohur të muzikës shqiptare si Stine, Marsel Gunga, 2 Step, Endrit Mumajesi, Sokol Koçi, Virusi dhe Ylli Zeka.
Këngët më të njohura të albumit janë “Jo ti mos harro”, “Në zemër të mbaj”, “Të rrim larg” (ft. Stine), “Shpirti im”, “Rum dhe parfum” (ft. 2 Step) dhe “Zemër”. Albumi u promovua nga PM Arbëri – ARBONI në bashkëpunim me ARDI Production, ndërsa përmbajtja e tij reflekton një kombinim të romantizmit, ndjenjës dhe stilit bashkëkohor urban.
Fotografitë promovuese dhe dizajni u realizuan nga fotografi Avni Selmani, duke sjellë një imazh elegant dhe artistik që përputhet me frymën e albumit.
Olgera Lleshaj Photo by Avni SelmaniOlgera Lleshaj Photo by Avni SelmaniOlgera Lleshaj Photo by Avni SelmaniOlgera Lleshaj Photo by Avni SelmaniOlgera Lleshaj Photo by Avni SelmaniOlgera Lleshaj Photo by Avni SelmaniOlgera Lleshaj Photo by Avni SelmaniOlgera Lleshaj Photo by Avni SelmaniOlgera Lleshaj Photo by Avni SelmaniOlgera Lleshaj Photo by Avni Selmani
Këngëtari i njohur Shkelzen Jetishi – Xeni publikoi albumin i cili përmbledh disa nga këngët më të dashura të repertorit të tij popullor. Albumi u realizua në bashkëpunim me labelin Enina, dhe përfshin 16 këngë të interpretuara “live”, që pasqyrojnë energjinë dhe emocionin e këngëtarit në performanca të drejtpërdrejta. Ndër më të njohurat nga ky album janë “Karrigët i Vogël”, “Oj Dashni, Oj Zemër”, “Nusja Jonë”, “Erdhe Prap Me Lule t’Thëkura”, dhe “Zemrën Ta Dhashë”.
Albumi u promovua si një përmbledhje e gjatë e karrierës së Xenit, duke sjellë një frymë të pastër të muzikës tradicionale shqiptare të interpretuar me mjeshtëri bashkëkohore. Fotografitë promovuese dhe kopertina e albumit u realizuan nga fotografi Avni Selmani.
Shkelzen Jetishi – Xeni
Xeni Photo by Avni SelmaniXeni Photo by Avni SelmaniXeni Photo by Avni SelmaniXeni Photo by Avni SelmaniXeni Photo by Avni Selmani